Kuponi tatimor, çfarë duhet të dijë tatimpaguesi dhe konsumatori
Ministria e Financave bën publike detyrimet dhe të drejtat që ka tatimpaguesi por konsumatori për marrjen e kuponit tatimor.KONSUMATORË, DUHET TË DINI:" Për cdo blerje duhet të tërhiqni kupinin tatimor;" Kuponi tatimor është dokumenti nëpërmjet te cilit realizohet transparenca e duhur ne marrëdhëniet e çdo biznesi me klientët e tij;" Biznest të cilët kryejnë furnizime të shërbimeve të natyrës bar-kafe, restorant, mensa, ku konsumohen pije dhe ushqime, lëshimi i kuponit tatimor duhet të bëhet në të njëjtin moment me furnizimin e porosisë së klientit.DËNIMET PËR MOSMARRJE TË KUPONIT TATIMOR" Blerësi ose përfituesi i shërbimit, i cili gjatë kontrollit rezulton se nuk disponon kupon tatimor për mallrat ose shërbimet e blera, në një distancë jo më shumë se 30 metra nga vendi i daljes së njësisë së shitjes së mallit ose shërbimit, dënohet me një gjobë prej 1 000 lekë." Konstatimi, shqyrtimi dhe dënimi i shkeljes bëhet nga organi i administratës tatimore të juridiksionit, ku kryhen shkeljet. I NDERUAR TATIMPAGUES, DUHET TË DINI:Cdo biznes që shet mallra për konsum final apo ofrojnë shërbime, në njësi të përhershme të hapura për publikun duhet të instalojnë pajisje fiskale dhe të lëshojnë kuponë tatimorëDËNIMET PËR MOSLËSHIM TË KUPONIT TATIMOR" herën e parë të konstatimit të mosinstalimit të kasës, me gjobë në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë;" nëse pas verifikimit të parë, konstatohet se biznesi vazhdon të mos e instalojë kasën, dënohet me konfiskim të të gjithë sasisë së mallit;" çdo konstatim i mëpasshëm i mosinstalimit të kasës, si shkelje e përsëritur, konsiderohet evazion tatimor, dhe administrata tatimore bën kallëzim penal për biznesinDËNIMET PËR MOSINSTALIM TË KASËS" për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 200 000 (dyqind mijë) lekë për bizneset e mëdha, dhe gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë për bizneset e tjera;" për çdo konstatim (verifikim) tjetër pas verifikimit të parë, ku konstatohet se biznesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, dënohet me gjobë në masën 300 000 (treqind mijë) lekë për bizneset e mëdha dhe gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë për bizneset e tjera;" për çdo konstatim të përsëritur të moslëshimit të kuponit tatimor, pas aplikimit të dy dënimeve administrative, si më sipër, që konsiderohet evazion tatimor, dhe administrata tatimore bën kallëzim penal për biznesin"" lëshon një kupon tatimor/dëftesë tatimore/biletë me vlerë të parashtypur, që nuk përmban elementet e përcaktuara në ligj, për kuponin tatimor/dëftesën tatimore/biletën me vlerë të parashtypur, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë." lëshon kupon tatimor, ku ka shënuar një vlerë të ndryshme nga vlera e çmimit të afishuar, me gjobë në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;" nuk afishon në një vend të dukshëm një poster, që tregon detyrimin e blerësit të mallrave apo të përfituesit të shërbimit, për të kërkuar kupon tatimor, me gjobë në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë;" nuk mban kontrollin e gjurmës së kuponit tatimor në mjedisin e ofrimit të mallrave apo të shërbimeve, me gjobë në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;" nuk bën faturë për qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve të ofruara, me dënim, 100% të detyrimit tatimor;" nuk mban libër llogarie për qarkullimin e kryer të mallrave, me dënim me gjobë me 10 000 lekë, për çdo shkelje, kur është biznes i vogël, dhe me 50 000 lekë për çdo shkelje, kur është biznes i madh;" nuk mban dhe mirëmban në kushte pune pajisjet fiskale ose sistemet e monitorimit të qarkullimit, me gjobë në masën 40 000 (dyzet mijë) lekë;." nuk njofton menjëherë për defektin e ndodhur në pajisjen fiskale ose sistemin e monitorimit të qarkullimit dhe nuk plotëson në rregull librezën fiskale të defekteve, me gjobë në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë./Oranews.tv.