Loja me tenderat në Tiranë, tre kontrata pa garë për sheshin "Skënderbej", fituesi mori dhe shtesa fondesh

Tre tenderat e zhvilluara për sheshin "Skënderbej" u zhvilluan pa garë, kjo pasi konkurrentët u skualifikuan. Por kompania fituese rezulton që të ketë përfituar edhe shtesa mbi kontratë. Në këtë mënyrë dhe fondi i shpenzuar u rrit me 345 milionë lekë.

Në prill të vitit 2016, kryebashkiaku Veliaj, dhjetëmuaj pasi ishte zgjedhur në detyrë, solli për zbatim planin e firmës belge përrikualifikimin e sheshit "Skënderbej", i cili u ka kushtuarshqiptarëve rreth 16.7 milionë euro.

Sipas të dhënave të publikuara në APP, për këtë projektkompanisë Fusha ka fituar 3 kontrata fillestare.

Për fazën e pare të këtij projekti, në gusht të vitit2016, kanë marrë pjesë 3 kompani, 2 prej të cilave janë skualifikuar pasi nukkanë paraqitur ofertë.

Kompani fituese automatikisht është shpallur Fusha, ecila ka paraqitur një ofertë prej 527.5 milionë lekësh, me një diferencë shumëtë vogë nga fondi limit prej 553.4 milionë lekësh.

Për fazën e dytë në janar të 2017 kompania Fusha i dhaBashkisë së Tiranës ofertën prej 978.8 milionë lekësh nga 979.8 që ishte fondilimit.

Në këtë rast i vetmi pjesmarrës ishte kompania në fjalë,duke u shpallur automatikisht dhe fituese.

Por mbi to, janë miratuar dhe tre shtesa kontrate. Nështator të vitit 2018 përmes negociimit, marrëveshjes së dytë i shtohet edhe njëfond me një vlerë prej 195.6 milionë lekësh.

Por në dhjetor të po këtij  viti miratohet përmes negociimin shtesë dhe përfazën e parë, dhe vlera në këtë rast është 105.3 milionë lekë.

Parkimi nëntokësor në sheshin "Skënderbej" ështënjë tjetër kontratë ku konkurrentët skualifikohen dhe ku fituesi veç kontratësmerr dhe shtesë fondi.

Për tenderin me një fond limit prej 224.9 milionëlekësh, morën pjesë 3 kompani.

Sipas njoftimit të fituesit të bërë të ditur në nëntor2016, dy ofertues u skualifikuan dhe në këtë mënyrë kompania Fusha e ngelur evetme në garë u shpall fituese për vlerën e ofertuar prej 222.7 milionë lekësh.

Por edhe këtu, pak muaj pas nënshkrimit shtohet fondi. Nëprill të 2018 përmes negociimit jepen rreth 44.5 milionë lekë të tjera.