Lezhë: Plazhi i Kunës pret turistët
Në plazhin e Kunës në Lezhë këtë vit janë rikthyer pushuesit pas dy viteve mungesë. Zona e shumëkërkuar, vuajti pasojat e ndotjes nga laguna, problem që këtë verë ka marrë zgjidhje!
Prej dy vitesh plazhi i Kunës në Shëngjin nukpriste pushues!
Shkak u bë ndotja e krijuar nga laguna, pasibregu u mbulua nga tonelata mbetjesh me alga, leshterike dhe mbetje të nxjerranga deti.
Këtë sezon veror situata ka ndryshuar dheplazhi është i gatshem për të pritur vizitorë e pushues.
Vija bregdetare që ishte e ndotur ështëpastruar dhe sistemuar e gjitha.
Oliana Moriseni, nënkryetare e bashkisë Lezhë: ''Ky nuk është vetëm një aksion për ta përshkruar vetëm një herë këtë vijë bregdetare për ta pastruar, por për ta mbajtur në gjendje të pastër dhe për të qenë e frekuentuar nga pushuesit.''
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Oliana Morisenithotë se rehabilitimi dhe pastrimi i çdo zonë është objektivi i kësaj njesievendore në këtë sezon veror.
Oliana Moriseni, nënkryetare e bashkisë Lezhë: ''Është një zonë atraktive ndaj ky është qëllimi jonë, për ta kthyer në një zonë të frekuentuar. Bashkangjitur kësaj, ne i kemi ofruar së fundmi Kunës edhe një shëtitore të re, për t'i dhënë rëndësinë që meriton.''
Vënia në funksion e plazhit të Kunës ështëreflektuar menjëherë me prezence të pushuesve në këtë bregdet i cili ështëmjaft i pëlqyer.