Prologu i Zhejit: A ja vlen te jesh shqiptar?

Gazetari Artur Zheji e ka nisur emisionin “360gradë” në RTVOra duke pyetur nëse ia vlen të jesh shqiptar.

Artur Zheji: A ia vlen të jesh shqiptar? E kemi bërë shpesh këtë pyetje duke zbritur në porte dhe aeroporte, nën kontrollet e policisë dhe në trajtimin si qytetarët të kategorisë së dytë e të tretë. Nga ana tjetër, rilindas, njerëz themelues të kombit tonë, na thonë se nuk duhet të jemi kokulur, sepse ne kemi një identitet të thellë gjenetik, që diku i ka përkitur nju qytetërimi të lashtë. Ne kemi një gjuhë që nuk e kemi humbur dhe kemi një histori që jehon në të sotmen tonë si një realitet i patradhtuar. Ne jemi një popull që tradhtojmë shumë, tradhtojmë gjithçka për të cilën betohemi. E kemi mitin e besës, por kemi realitetin e ethshëm të tradhtisë, sepse faktet tregojnë se në momentet kyçe kemi bërë jo zgjedhjet e duhura

https://youtu.be/LeA6lnBCb6o