Basha: Rama luan lojëra të pista politike, tërheq vëmendjen nga dështimi i menaxhimit të pandemisë dhe krizës ekonomike

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha,vizitoi mesditën e sotme (13 korrik) një fasoneri në zonën e Kombinatit nëTiranë.

Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan sekryeministri Edi Rama po luan lojëra të pista politike për të tërhequrvëmendjen nga dështimi në menaxhimin e pandemisë dhe krizën ekonomike.

Aiu shprehu punonjësve të fasonerisë planinpër të dalë nga kriza.

Postimi i Bashës në Facebook

''Edi Rama po provon çdo lojë të pistë politike për të hequr vëmendjen nga dështimi i tmerrshëm në menaxhimin e pandemisë dhe nga kriza ekonomike, që shqiptarët po e vuajnë çdo ditë dhe që po zbraz xhepat e tyre.

Sot gjatë bisedës që zhvillova me punonjës të një fasonerie në zonën e Kombinatit, folëm për planin se si të dalim nga kjo krizë e thellë dhe të shpëtojmë ekonominë dhe shëndetin e njerëzve.

Ne nuk luajmë lojëra politike, ne po punojmë çdo ditë për nxjerrjen e vendit nga kriza ku e ka zhytur Ramavirusi.''