Gjyqtari me koronavirus, Gjykata e Apelit Tiranë redukton orarin e punës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2020, 11:59
Regjistrohen raste me Covid-19 edhe në Gjykatën e Apelit tëTiranës.
Mësohet se një gjyqtar ka dalë pozitiv me koronavirus dhe për këtë arsye Gjykata ka vendosur të punojë me orar të reduktuar.
"Ju bëjmë me dije se Këshilli i Gjykatës së Apelit Tiranë, sot në datën 13.07.2020 vendosi: reduktimin e veprimtarisë gjyqësore, duke u gjykuar vetëm çështjet emergjente për shkak se një punonjës i kësaj gjykate ka rezultuar pozitiv me Covid-19."
Në 24 orët e fundit në vend uregjistruan 117 raste pozitive Covid, 41 prej tyre në Tiranë.
Po kështu ndërruan jetë dypacientë, një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, mesëmundje bashkëshoqëruse.