Financat pa "financa", debati i ekspertëve në Ekopolitikë
Rënia e të ardhurave nga tatimet dhe doganat dhe mbushja e buxhetit me të ardhura dytësore në tremujorin e parë të këtij viti shihet me shqetësim nga ekspertët e ekonomisë.Të ftuar në emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe ata kanë argumentuar se duhen marrë masa urgjente për të luftuar informalitetin dhe mbyllur shtigjet për evazion të krijuara nga paketa fiskale. Ekspertët janë shprehur pro zbatimit të një amnistie të plotë fiskale.Ekspertët e ekonomisë e shohin me shqetësim rënien e të ardhurave nga tatimet dhe doganat dhe mbushjen e buxhetit në tremujorin e parë të këtij viti nga të ardhura dytësore, si liçenca 4 G, tarifat e arsimit të lartë, gjobat e makinave etj, që nuk mund të jenë të përhershme.Të ftuar në emisionin 'Ekopolitikë" të gazetares Aurora Sulce, ekspertët kane argumentuar se duhet luftuar informaliteti dhe konkurrenca e pandershme në treg.Olti Rrumbullaku, ekspert për ekonominë: “Për 3-mujorin e parë ne kemi rezultate të dobëta tatimore dhe doganore dhe rreth 6 miliardë lekë më pak se sa plani ndërsa të ardhurat jotatimore janë besoj rreth 3-4 miliardë lekë më shumë se sa plani, të cilat balancojnë deri në një farë mase njëra-tjetrën”.Mateo Spaho, ekspert për ekonominë: “Shteti nuk mbahet me gjoba, me taksa të rastësishme”.Lorenc Gjoni: “Bizneset ankohen për ato gjoba të paparashikueshme kur dikush nga tatimet u thotë që duhet të bëjnë planin.Tani këtë s’mund ta lidh me qeverinë sepse nuk e di nëse është një politikë e qeverisë”.Ekspertët kanë mbështetur kërkesën e biznesit për amnisti të plotë fiskale, si e vetmja mënyrë për të legalizuar kapitalin dhe futur në qarkullim para në ekonominë shqiptareOlti Rrumbullaku, ekspert për ekonominë: “Po të takosh inspektorë tatimorë, ata thonë që janë gjithë kohës në kontrolle dhe kur vjen puna rezultatet janë po prapë të dobëta. Në këtë moment baza ligjore e proçedurave tatimore te gjobat, ka tre-katër gjoba të reja, që për dy tre shkelje shkon në ndjekje penale”.Altin Hoti: “Pra, nëse ti mendon për masa drastike, siç është burgu, është masë ekstreme por detyron të paguash tatimet, i duhet vënë një vijë, dhe pas kësaj ti mund të ngarkosh biznesin me pagesën e taksave por mos harrojmë që kjo do të formalizojë edhe bizneset të cilat janë jashtë. Ka dy lloj amnistish fiskale, amnisti fiskale për kapitalin dhe për të ardhurat. Të dyja këto në Shqipëri duhet të kryhen dhe pas kësaj ti mund të rrisësh masat ndëshkuese”.Lorenc Gjoni: “Duhet të shohim rezultatet në disa raste. Detyron të paguash tatimet por nëse një pronar i një biznesi futet në burg për diçka proçeduriale dhe nuk ka shans ta paguajë dhe biznesi mbyllet”.Biznesi ka nisur të dorëzojë pranë Ministrisë së Financave kërkesat për paketën fiskale 2016, ku në thelb krahas uljes së taksave, kërkohet edhe ulja e inmformalitetit dhe burokracive qeveritare.