Miratohet drafti për marrëveshjen e huasë me Deutsche Bank
Komsioni Parlamentar i Ligjeve, ka miratuar projektligjin, për marëveshjen e huasë me "Deutsche Bank", për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike për transemtuesit audiovizv në shqipëri."Deutsche Bank" do ta mbështesë Shqipërinë me 20 milion euro kredi, dhe kjo marrëveshje është depozituar në parlament vetëm pak ditë para përfundimit të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në Shqipëri. Referuar relacionit të marrëveshejs, vlera totale e kontratës do të paguhet nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar, për ndërtimin e dy rrjeteve të saj numerike. Kredia për radiotelevizion shqiptar është bërë e mundur falë garancisë së qeverisë shqipatre.Banka gjermane "Deutsche Bank", është përzgjedhur si financuese për këtë projekt nga kompania fituese e tenderit për transmetimet numerike "Rohde & Schwartz"