Në pritje të masave të reja anti-Covid

Edhe pak orë na ndajnë nga përfundimi i afatit kohor tëmasave të marra nga qeveria italiane mbi përballimin e emergjencës shëndetësorekombëtare ndaj pandemisë Covid 19.

Nga data 1 korrik deri më 14 korrik ishte kohëzgjatja enormativës së fundit të dekretit të kryeministrit Giuseppe Conte, i cili përjashtontedhe mundësinë e lëvizjes  drejt Italisë tëpersonave që udhëtonin në vendet jashtë zonës Schengen.

Qeveria Italiane pritet të aprovojë brenda pak orëve njëdekret të ri të kryeministrit me masat e reja që do të hyjnë në zbatim nga data14 korrik deri më 31 korrik, e që do të ndjekë linjën e sugjeruar nga ministrii Shëndetësisë Roberto Speranza.

Sipas informacioneve të shpërndara nga agjensitë italianetë informacionit, pritet që të shtyhet data e hapjes së diskotekave, tëpanaireve e kongreseve deri pas datës 31 korrik.

Në grumbullimet në vendet e hapura e me respektimin edistancës të paktën 1 metër nga njëri-tjetri do të vazhdojë të qëndrojrrregulli i lejimit të maksimumit 1000 persona.

Kinematë, teatrot, auditoret do të vazhdojnë tërespektojnë numrin e limituar të venduljeve në distancë nga njëri- tjetri dhe mënjë maksimum spektatorësh deri në 200 persona.

Maska do të jetë e detyrueshme në ambientet e mbylluara etë hapura për publikun.

Në objektetet e kultit do të vazhdojë adoptimi irregullave të distancimit e të evititmit të grumbullimeve.

Sa i takon kufijve ende nuk është e qartë nëse dekreti iri i qeverisë italiane do të ketë ose jo modifikime mbi vendet që do të lejohethyrje-dalja me Italinë.

Me shumë gjasa do të vazhdojë të jetë në fuqi urdhëresa eministrit të Shëndetësisë Roberto Sparanca, i cili më datë 9 korrik 2020 urdhëroindalimin e hyrjes në Itali për të gjithë ata persona që gjatë 14 ditëve tëfundit kishin udhëtuar në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë Hercegovinë, Bangladesh,në Kili, në Panama, në Republikën Domenikane, në Armeni, në Brazil, në Bahrein,Moldavi, Kuwait, Oman, Peru.

Ende nuk i dihet nëse kësaj liste do t'u shtohen dhevende të tjera.

Italia vazhdon të respektojë rregullin e karantinimit tëdetyrueshëm 14 ditë për të gjithë ata që udhëtojnë nga vende jo anëtare tëBashkimit Europian e ndalimin e hyrje- daljes nga vendet jashtë zonës Schengen.

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 9 viktima e 234të infektuar më shumë.