Protesta kundër qeverisë izraelite për keqmenaxhimin e pandemisë

Papunësia e lartë dhe mosmarrja e ndihmës së premtuarekonomike i nxori mijëra izraelitë në rrugët e Tel Avivit për të protestuarkundër qeverisë. Izraeli vendosi një izolim shumë të ashpër në mes të marsit,por ai e ngriti papunësinë në 21%.

Mijëra izraelitë protestuan të shtunën në mbrëmje në Tel Aviv kundërqeverisë dhe e akuzuan atë për keqmenaxhimin e gjendjes së krijuar nga pandemiae koronavirusit. Shumica të rinj, mbushën Sheshin Rabin. Ata mbanin maska, pornuk respektuan masat e distancimit fizik. Protestuesit thanë se mbështetjafinanciare nga qeveria po vonon, ndërsa shumë vetë janë në vështirësi, sidomosata të punësuar në biznesin e vogël, zejtarët dhe të vetëpunësuarit.

Qeveria ka premtuar shuma të mëdha financiare për individët dhe bizneset,por paratë nuk janë dhënë ende. Ndërsa të punësuarit në administratë dhe nëkompani të mëdha kanë përfituar nga asistenca sociale, të vetëpunësuari nukkanë marrë ende ndihmën e premtuar.

"Erdha të protestoj kundër qeverisë izraelite që nuk ka dhënë farepara për ne që nuk kemi punuar fare gjatë muajve. E mbylla biznesin tim dhe ipushova nga puna të gjithë punonjësit dhe ne të gjithë po presim paratë,"thotë 43 vjeçarja Tiki Edison.

Kryeministri Benjamin Netanyahu për të qetësuar zemëratën popullore, utakua me disa prej aktivistëve, duke u premtuar ndihmë të menjëhershme. Izraelivendosi izolim shumë të ashpër në mes të marsit dhe në fundit të majit filloit’i lehtësojë masat.

Por ky izolim e ngriti papunësinë në 21%. Tani vendi po ndeshet me një valë të re infektimesh, ndërsa rreth 350 vetë kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.