UNESCO do të rishikojë statusin e xhamisë "Sophia" si trashëgimi botërore

UNESCO-ja mund t’i heqë Hagia Sophia-s statusintrashëgimi botërore pas vendimit të presidentit turk Tayyip Erdogan për takthyer kishën monumentale në një xhami lokale të Stambollit. Ndërkohë koritbotëror që e dënoi vendimin iu bashku edhe Papa Françesku.

Vendimi arbitrar i Turqisë për ta shndërruar në xhami katedralenmonumentale të Hagia Sophias ka detyruar Komitetin Botëror të Trashëgimisë të UNESCO-stë rishikojë statusin trashëgimi botërore. Sipas organizatës vendimi i Turqisëngre shqetësime në lidhje me ndikimin dhe pasojat që do ketë mbi këtë monument merëndësi që tejkalon kufijtë e shteteve dhe të brezave.

Ndërkohë udhëheqësve botërorë fetarë që dënuan vendimin presidentit turk TayipErdogan, iu bashku edhe Papa Françesku.

"Mendimet e mia shkojnë në Stamboll. Mendoj për ShënSofinë dhe jam shumë i lënduar," tha Ati i Shenjtë gjatë bekimit të tij të përvajshëm për besimtarëtkatolikë nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan.

Presidenti turk Tayyip Erdogan ka deklaruar se lutjet e para zyrtare në HagiaSophia do të mbahen duke filluar nga 24 korriku, ndërsa më parë e shpallimonumentin e trashëgimisë botërore një xhami, ndjekur nga vendimi i gjykatës qëi hoqi statusin e muzeut.

Këshilli Botëror i Kishave i bëri thirrje presidentit turk Erdogan takthejë mbrapsht vendimin, ndërsa Patriarku Bartholomew, udhëheqësi botëror iortodoksëve me seli në Stamboll, e quajti vendimin zhgënjyes.

Presidenti Erdogan thotë se monumenti rreth 1,500-vjeçar i Hagia Sophia-s, qëmë parë ka funksionuar si kishë katedrale e besimtarëve orthodoksë, do tëqëndrojë i hapur për myslimanët, të krishterët dhe për të huajt.

Ai shtoi se Turqia ka ushtruar të drejtën e sovranitetit për ta kthyer nëxhami, kishën monumentale, dhe se do t’i konsiderojë kritikat për vendimin e tijsi cenim të pavarësisë së vendit.

Greqia, Bashkimi Europian dhe ShBA-ja e dënuan vendimin e Turqisë dhe e konsideruan atë një provokim për mbarë botën.