Itali, 8 kg kokainë me vlerë 1 milionë euro, në pranga 2 shqiptarë

Autoritetet policore italiane të qytetit tëAnkonës, kanë vënë në pranga dy shtetas shqiptarë me inicialet I.T 43 vjec, eJ.M  37 vjeç, me akuzën e trafikimit të drogës së tipit kokainë.

Ata u arrestuan në flagrancë dhe iusekuestruan 8 kg kokainë me një vlerë përftimi tregu deri në 1 milionë euro, sidhe iu sekuestruan mbi 20 mijë euro cash.

Operacioni për kapjen e tyre nisi pasdyshimeve të një automjeti tip Seat Altea XL,me targa polake qëqarkullonte në rrugët e komunës së Senigallas.

Kokaina u gjet në automjetin tip SeatAltea xlm, drejtuar nga shqiptari I.T

Droga ishte fshehur në vende të modifikuarenkas poshtë sediljeve të pasme e nën bagazh, Kokaina ishte paketuar në 7 pakome 1150 kg secila. 

Droga në shitjen me doza do të sillte një përfitimprej 1 milionë euro.

Gjithashtu në automjet u gjetën 5 mijë eurocash e 3 aparate celularë.

Ndërsa në banesën e shqiptarit J.M u gjetën tëfshehura 15 mijë euro cash si dhe një aparat për të kapur pajisjet përgjuese.

Dy shqiptarët janë vënë në pranga në burgun eMontacuto e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.