Vlora pa urbanë, qytetarët ankohen për shërbimin e munguar të transportit

Vlora është një prej qyteteve ku transporti urban ende nuk ka nisur. Qytetarët ankohen se shërbimi i munguar u ka krijuar vështirësi dhe u ka rritur koston për të lëvizur.

Autobusët e transportit urban nuk qarkullojnë nërrugët e Vlorës prej më shumë se katër muaj!

Shërbimi u ndalua për shkak të pandemisë sëkoronavirusit, ndërsa pas rihapjes, kompania private nuk ka rinisur punën pasikundërshton protokollin e lëvizjes.

''Mirë do ishte që unë mos të shkoja në këmbë.''

Në pjesën dërmuese qytetarët e vlorës thonë se umungon një shërbim i domosdoshëm.

''Pjesa tjetër e popullsisë, për shkak të largësisë së vendit të punës, është domosdoshmëri.''

Veç vështirësisë në lëvizje, për një pjesë mungesa eurbanëve është përkthyer në kosto financiare.

Thonë se në raste nevojë detyrohen të marrin mjete tëtjera transporti të cilat kushtojnë më shumë!

''Do jetë i detyruar të përdorë një transport tjetër që është më i kushtueshëm.''

Burime thonë se transporti i munguar në Vlorë pritettë rifillojë funksionimin të hënën, ndërsa qytetarët i tremben rritjes sëbiletës.

''Ne kemi dëgjuar një infoemacion që do na e bëjë 70 çmimin e biletës.''

Sipas protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë,mjetet e transportit do të funksionojnë me 70 % të kapacitetit, ndërsa maskatjanë detyrim për udhëtarët.