Kreu i PD-së në Roskovec infektohet me Covid-19

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në RoskovecGëzim Çaushi është infektuar me Covid-19.

Burime për Ora News bëjnë me dije se ai prej 10 ditësh kishte temperaturë dhe kollë.

Aktualisht, Çaushi po mjekohet në banesën e tij.

Tamponi i është bërë të enjten e 9 korrikut,  ndërsa përgjigja ka dalë ditën e sotme (11korrik).