Përplasi për vdekje 25-vjeçarin në Prrenjas, arrestohet drejtuesi i mjetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Korrik 2020, 12:29
Një ditë pas aksidentimit të 25-vjeçarit në Përrenjas, i cili u përplas për vdekje nga një makinë teksa ecte në rrugë, policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
Ai ishte larguar nga vendngjarja menjëherë pas aksidentit.
''Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin A.H., për veprat penale: "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor " dhe " Largim nga vëndi i aksidentit", thuhet në njoftimin e policisë.
Aksidenti ndodhi në hyrje të Prrenjasit, afër shkollës së mesme.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.