Lezha me sistem të ri ndriçimi
Kjo është pamja e re që të ofron Lezha dhe Shëngjini gjatë natës.
Në këto dy zona është vendosur sistem i ri ndriçimiedhe aty ku më parë mungonte plotësisisht.
Investimi është realizuar nga Bashkia Lezhë, ndërsandriçuesit e vendosur janë të teknologjisë LED.
''Shëngjini është i ndriçuar, edhe Lezha është në një transformim total të ndriçimit.''
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu thotë për Ora News, seBashkia ka nisur t'i japë zgjidhje një shqetesimi të vjetër të qytetarëve.
''Ka qenë një problematikë që e kemi hasur edhe në shqetësimet e banorëve por edhe në përditshmërinë tonë. Ka pasur shumë zona të pandriçuara dhe defekte të herë pas hershme të sistemit të ndriçimit publik.''
Kryebashkiaku thotë se sistemi i ri i ndriçimit kaefekt të dyfishtë.
Ul faturën e energjisë elektrike dhe zgjat gjatë!
''Kemi pasur dy probleme. E para kemi paguar shumë për ndriçimin, dhe e dyta kosto ka qenë dhe mirëmbajtja.''
Kryebashkiaku Ndreu thotë ky investim është pjesë e një sërë projektesh për transportimimin e Lezhës dhe zonës turistike të Shëngjinit.