Marrëveshja nuk prishet, Rama-Bashës: S'e merrni dot peng Kuvendin, PD: Humbës
Kryeministri, Edi Rama, thotë se nuk po e prish marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, por nga ana tjetër nuk heq dorë nga hapja e listave dhe heqja e koalicioneve. Në twitter ai shkruan se qytetarëve do t'u jepet mundësia të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë. Me Kryeministrin replikoi, Gazment Bardhi, i cili thotë se ai nuk ka shqetësim qytetarët por fatin e tij.
Në 5 qershor mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentare, dolëntë bashkuar për reformën zgjedhore.
Sot palët janë më larg se kurrë, e kjo pasi PartiaSocialiste kërkon të heqë koalicionet parazgjedhore.
Kryeministri, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në tëitter,thotë se nuk ka prishje të marrëveshjes, por sipas tij parlamenti nuk mund tëmerret peng nga ata që e braktisën kohë më parë.
"Një këshillë miqësore për Lulzim Bashën e kolegët opozitarë jashtë Kuvendit:Lërini sharjet e kërcënimet ju lutem e mos thoni u prish marrëveshja,se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne! Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se.
S’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo,pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë,nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë…"

Bardhi publikon videon: Rama i tmerruar ngazgjedhjet, ndryshimi i pandalshëm
Me Kryeministrin replikoi Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi, i cili shkruan:
"Ky frikacak, itmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëmhallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnënë pushtet".
Bardhi publikoi edhe një video, që sipas tij tregon saPartia Socialiste e do hapjen e listave.
"Dëgjojeni me zë dhe me figurë përgjigjen, nga vetë përfaqësuesi i Edi Ramës kur vetëm javë më parë kërkonte që sistemi dhe listat mos të ndryshonin."