Hajdari publikon videon: Basha u zotua për lista të hapura në 2017-ën, por nuk e mbajti premtimin

Rudina Hajdari përshëndeti futjen në procedurë parlamentare, të kërkesës për hapjen e listave ndërsa hodhi akuza ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Ajo tha se PD dhe LSI nuk shqetësohen për interesat e qytetarëve,  por për interesa të ngushta familjare. Deputetja e opozitës së re paralajmëroi krijimin e një alternative të re politike.

Rudina Hajdari paralajmëroi se në zgjedhjet e ardhshmedo të garojë nën një sigël të re të një lëvizje politike, ndërsa vlerësoi sihap pozitiv futjen në rrugë parlamentare të kërkesës për hapjen e listave.

Deputetja e opozitës parlamentare, tha se këtë e kërkojnë90 përqind e shqiptarëve.

Në komunikimin me mediat, Hajdari  publikoi një video ku në vitin 2017 kryetarii opozitës Lulzim Basha premtonte lista të hapura.

Sot, tha ajo, ky është një premtim i pa mbajtur. Ajoakuzoi pd-lsi për interesa të ngushta familjare.

Rudina Hajdari: Duat’ju kujtoj të gjithëve se që në vitin 2017, kur Partia Demokratike po bëntefushatën e saj elektorale, ka qenë një premtim nga kryetari i PD-së, për tëpatur lista të hapura në zgjedhjet e ardhshme. Ai vetë tha para qytetarëve, upremtoi qindra, mijëra demokratëve që në zgjedhjet e ardhshme, listat ekandidatëve të deputetëve, do të zgjidheshin nga qytetarët shqiptarë dhe jo mënga kryetari i partisë. Ky është një premtim që ai u zotua bashkë me mua dheshumë të tjerë në atë fushatë elektorale, një zotim që e kam marrë seriozisht,e kam marrë për ta shtyrë përpara këtë premtim, dhe për tu zotuar paraqytetarëve se kjo do të jetë beteja që do tu japim shqiptarëve në zgjedhjet eardhshme. Ky ishte një premtim i cili nuk u mbajt. Në politikë duhet të keshnjë mbash një qëndrim të qartë dhe duhet të jesh koherent me publikun.

Edhe pse nuk është ajo propozuese, Rudina Hajdari mbështetedhe heqjen e koalicioneve.

Sa i përket pragut 5 përqind ajo tha së është shumë i lartë, ndërsa tha se do të synojë një prag më të ulët, 3 përqind.