Me kanabis në makinë, arrestohen 3 durrsakë në Stëblevë të Librazhdit
Policia ka finalizuar operacionin policor tëkoduar ''Stëbleva'', duke arrestuar në flagrancë 3 persona.
Në fshatin Stëblevë të Librazhdit, gjatëkontrollit të mjetit tip “Nisan ”,u gjetën rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis.
''Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Stëbleva", në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.B., 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, të tre banues në Durrës.'', thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni u krye nga Sektori për Hetimin eNarkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Librazhd.
Gjithashtu u sekuestrua, automjeti ku u gjetlënda narkotike dhe dy aparate celular.
Materialet procedurale do t”i kalojnëProkurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale "Prodhimidhe shitja e narkotikëve".