Itali: Shqiptari kapet me 400 mijë euro të fshehura në sediljet e pasme të automjetit
Një shqiptar është arrestuar nga policia e Napolit në Itali, pasi iu gjetën 400 mijë euro të fshehur në sediljet e pasme të automjetit të tij të modifikuar. Hetimet e autoriteteve italiane informojnë se shuma e parave vinte nga trafiku i shitjes së drogës për llogari të një organizate trafikantësh.
Korrieri shqiptar po e transportonte vlerënmonetare në një vend të sigurt për t'u përdorur më pas në aktivitetin kriminale sistemin e riciklimit të parave të pista.
Gjithashtu financa e Napolit ka sekuestruar 17kg kokainë e konfeksionuar në 15 pako e 20 kg cigare kontrabandë ngaLuksemburgu të fshehura në një automjet që udhëtonte nga Hollanda.
Automjeti drejtohej nga një qytetar italiannga Napoli i cili është vënë në masë arresti. Kokaina e sekuestruar do tësillte nje përfitim tregu prej 5 milionë euro.
Rtv Ora ka kontaktuar me autoritetet e Finanzës se Napolit të cilët janë shprehur se hetimet janë në zhvillim e ende nuk ka prova nëse ka lidhje mes korrierit shqiptar e kokainës së sekuestruar .

