Regjistrohen 5 raste të reja me Covid në Gjirokastër: Pedagogia infekton familjarët dhe kolegen

Regjistrohen 5 raste të reja me Covid-19 në qytetin e Gjirokastrës, nga 16 tampone të kryera.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se rastet e reja, janë kontakte të pedagoges së Fakultetit Ekonomik në universitetin ''Eqrem Çabej'', të cilët janë burri i saj, 2 fëmijët dhe një tjetër pedagoge.

Fakulteti Ekonomik u mbyll dy ditë më parë,  kur rezultoi pozitive pedagogia.

Deri më tani janë 17 raste pozitive nëGjirokastër.