Pistoletë me silenciator në çantë dhe fishekë luftarakë në banesë, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë
Një 32-vjeçar u vu në pranga nga policia nërrugën ''Qyteti i Nxënësve'' në Tiranë.
Shtetasi K.T po qarkullonte me biçikletë dhegjatë kontrollit të policisë, në çantë iu gjet një armë zjarri pistoletë mesilenciator.
Ai ishte me precedentë penal në fushën eshpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.
''Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave të forta, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një hetimi trijavor, kanë zhvilluar operacionin policor të koduar "Befasia", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, person me precedent penal në fushën e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla'', thuhet në njoftimin e policisë.
Operacioni policor "Befasia" ufinalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi,Policia gjeti dhe sekuestori edhe një sasi fishekësh luftarak.
Materialet i referohen Prokurorisë së RrethitGjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Armëmbajtja paleje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.