Pushuesit nga Kosova gjallërojnë Sarandën

Pushuesit nga Kosova kanë gjallëruar edhe këtë fundjavë bregdetin Shqiptar.  Të shumtë ata ishin edhe në Sarandë, ku nga ana tjetër vihet re një rritje e ndërgjegjesimit për rrezikun e koronavirusit.

Pushuesit nga Kosova i ndryshojnë pamjen Sarandës.

Kjo fundjavë i gjeti sërisht plazhet e populluara.

Por nën diktatin e koronavirusit, pushuesit janë tëndërgjegjshëm për masat e sigurisë.

''Masat duhen. I respektojmë disi, por ka dhe njerëz të cilët nuk i respektojnë.''

Në zonat bregdetare policia ka filluar kontrollet nësubjekte deri në orët e para të mëngjesit, për të siguruar zbatimin e distancëssë parashikuar mes tavolinave në bare-restorante, si dhe përdorimin e maskavedhe dorezave.

Por sidoqofte ka pushues që ende kanë frikë tëfrekuentojnë lokalet.

''Nuk kam shkuar se kemi frikë atje.''

Gjatë javëve të fundit Saranda ka regjistruarrregullisht raste pozitive me Covid-19, kjo ka bërë që turizmi të moszhvillohet në kushtet normale.

Ndaj plazhet po mbushën vetëm në fundjavë!

https://youtu.be/ENdKdLzbTlU