I dënuar nga GJKKO: Arrestohet 39-vjeçari, pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal

Policia ka vënë në pranga 39-vjeçarin Dhimitri Shkodrani, i cili ishte pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.

Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprat penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal".

Operacioni i koduar ''Ndihmësi'' u krye ngaSeksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin eProkurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

''Në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, mbi vendndodhjen e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar "Ndihmësi", për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, dyshohet se Shkodrani operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri dhe transportonte në drejtim të vendit tonë të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçmekundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.