“Camaj në Komitetin e Prizrenit?” Tare: Shërbimi amerikan e cilësonte qendër spiunazhi, kjo ngre pikëpyetje

Në veprën “Dritëhije mbi historinë” të AuronTare e cila ka shkaktuar një debat të gjerë mbi implikimin e dy shkrimtarëveMartin Camaj dhe Ernest Koliqi me agjenturat e huaja, shkruhet se Camaj ka qenëpjesë e një grupi të quajtur Ilegalët.

Ajo ka qenë një formulë e KGB-së e cilamerrte njerëz dhe i dërgonte me misione jashtë për informacion.

I ftuar në RTV Ora, autori i veprës, AuronTare shprehet se është bazuar në disa dokumente në Uashington ku është përmenduremri i shkrimtarit në këtë grup.

Tare shprehet se këto mund të mos vërtetëojnëse Camaj luante rolin e një agjenti por ngre dyshime mbi figurën e tij.

Tare: Kjofirmosje nuk e njollos Camajn sepse ka qenë një mësues i ri në një fshat. Ështëtrembur dhe e ka firmosur dhe kushdo në atë kontekst nuk e fajëson këtë. Nukaludoj se ai ka shkuar jashtë kufjve me mision nga Sigurimi. Por ekziston njëdokument ku thotë që Camaj është në kategorinë e ilegalëve. Ilegalët ishte njëdepartament, një formulë e KGB-së e cila merrte njerëz nga fusha të ndryshme tëjetës dhe i përgatiste një alibi dhe i hidhte jashtë për informacion. Mund tëketë ndodhur ose jo. Nuk kemi një përgjigje shteruese. Fakti që ai është tekpjesa e ilegalëve ngre një pikëpyetje. Unë nuk jam mbështetur në dokumentet esigurimit të shtetit pasi ka një shmangie të debatit. Unë jam bazuar nëdokumentet e arkivit të deklasifikuar në Uashington të një shteti demokratik siShBA. Këto dokumente janë të hapur për të gjithë që të shkojnë e t’i marrin.

Në vitin 50’ Camaj ka qenë 25 vjeç.Askush nuk e dinte që do bëhej shkrimtar. Fakti që një shërbim sekret si CIA icili vëzhgonte një organizatë politike e përdorur për qëllime ushtarake epolitike dhe spiunazhi të Jugosllavisë komuniste tregon që ka diçka. Atë kohëkanë qenë 6000 qytetarë të arratisur por ata nuk i kanë marrë të gjithë këtapor kanë marrë vetëm një pjesë. Dokumenti i dytë theksohet se studentet filan,filan të universitetit të Beogradit janë të mbështetur dhe të kontrolluar ngaUDB-ja. Një oficer i UDB-së i kontrollon notat dhe kush del mirë me mësime shpërblehet.Ndër emrat del dhe ai i Camajt.

Gjithashtu Tare shprehet se në një dokumenttjetër është përmendur përfshirja e Camajt në Komitetin e Prizrenit, njëorganizatë e cila është cilësuar nga shërbimi amerikan si një qendër spiunazhi.

Ai shprehet se kjo nuk është organizatakryesore politike anti qeverisë së Enver Hoxhës dhe se nuk është përfshirë nëdosjet e sigurimit të shtetit.

Tare: Ndërsadokumenti tjetër ka një pohim që krijon pikëpyetje që është përfshirja e Camajtnë Komitetin e Prizrenit. Është një organizatë për të cilën nuk është folur. Nëdosjet e sigurimit nuk del. Ka qenë organizata kryesore politike antiqeverisëEnver Hoxha. Ajo është zhdukur por se si nuk e di. Organizata e Prizrenit ështëe mirëcilësuar nga shërbimi amerikan i cili thotë që është një organizatëpolitike, ushtarake dhe një qendër e avancuar e spiunazhit të UDB-së me qendranë Tuz, ku ka studiuar Camaj, Podgoricë. Përbërja apo futja në këtë instituciontregon që Jugosllavët e kanë përdorur për disa qëllime. Në kontekstin e kohës,njerëzit që shkonin në radio Beogradi ishin të seleksionuar. Kanë qenë disakritere për të shkuar atje. Pra ka disa fakte që Camaj ka qenë i implikuar në këtoinstitucione.