Meta dekreton ligjin për lirinë e qytetarëve për të marrë pjesë në çështjet mjedisore

Presidenti iShqipërisë Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme (10 korrik) ligjin për të drejtëne qytetarëve për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhepër t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit.

Miratimi indryshimit të Konventës së Aarhusit, ratifikuar nga shteti shqiptar që në vitin2000, shkon në përputhje me frymën e Bashkimit Europian për transparencë dhetërheqje të publikut në vendimmarjet që merr shteti, për transparencë tashmëedhe në fushën e vendimmarrjeve për organizmat e modifikuara gjenetikisht.

Ndër të tjeraPresidenti dekretoi dhe ligjin për ratifikimin e ndryshimit të protokollit IItë marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkteorigjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ”.

Ky ndryshim miraton vendimin që zëvendësonProtokollin II të rregullave të origjinës me Konventën rajonale për rregullatpreferenciale Pan-Euro-Mediterane, duke plotësuar kudarin ligjor për të paturtë njëjtat rregulla të origjinës me vendet nënshkruese të kësaj Konvente.

Ligjet e dekretuara:

1.         Ligjin nr. 82/2020 “Përratifikimin e ndryshimit të protokollit II të marrëveshjes së tregtisë së lirëndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë, të ratifikuar meligjin nr.9733, datë 14.5.2007, në lidhje me përkufizimin e konceptit “Produkteorigjinuese” dhe “Metoda e bashkëpunimit administrativ””.

Ky ndryshim miraton vendimin që zëvendëson Protokollin II të rregullave tëorigjinës me Konventën rajonale për rregullat preferencialePan-Euro-Mediterane, duke plotësuar kudarin ligjor për të patur të njëjtatrregulla të origjinës me vendet nënshkruese të kësaj Konvente.

2.         Ligjin nr. 83/2020 “Përaderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e ndryshuar të OrganizatësEuropiane të Telekomunikacioneve Satelitore (EUTELSAT)”.

Miratimi i këtij ligji synon përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin ngaangazhimet në marrëveshje ndërkombëtare ku Shqipëria aderon në fushën ekomunikimeve elektronike, ndërkohë që Shqipëria, edhe pse anëtare e EUTELSAT-itqë prej vitit 1992, nuk kishte aderuar ende në këtë Konventë të ndryshuar, qëështë ratifikuar/pranuar nga 44 shtete të saj.

3.         Ligjin nr. 84/2020 “Përpranimin e vendimit II/1 të palëve, që ndryshon “Konventën e Aarhusit për tëdrejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrjedhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”, ratifikuar me ligjinnr.8672, datë 26.10.2000”.

Miratimi i ndryshimit të Konventës së Aarhusit, ratifikuar nga shtetishqiptar që në vitin 2000, shkon në përputhje me frymën e Bashkimit Europianpër transparencë dhe tërheqje të publikut në vendimmarjet që merr shteti, përtransparencë tashmë edhe në fushën e vendimmarrjeve për organizmat emodifikuara gjenetikisht.