Kryeqendra e Veriut pa asnjë drejtori, Gurakuqi: Shkodra i ka emergjente zgjedhjet për Bashkinë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zgjedhjet për 4  bashki të mbetura pa drejtues do të mbahen në2021.

Por ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Romeo Gurakuqi, thotëse Shkodra e ka emergjente mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë dhe këshillinbashkiak.

Sipas tij Rama ka ndjekur një politikë persekutore ndajShkodrës dhe veriut në përgjithësi. Ai risolli në vëmendje zhvendosjen e tëgjithë drejtorive nga ish-kryeqendra e Shqipërisë.

Gurakuqi: Është një situatë mjaft e rëndë për shkak të mungesës së një kuadri legal pushtetor i prejardhur prej farsës së zgjedhjeve të qershorit 2019 që ka krijuar një pushtet të një minorance të minorancës.6-7% e popullësisë së bashkisë së Shkodrës dhe qarkut të Shkodrës është e përfaqësuar dhe 90-93% është e papërfaqësuar. Ka ndodhur një proces i heqjes së përdhunshme nga ish-kryeqendra e Shqipërisë të të gjitha drejtorive. Edhe pak drejtori të fundit i ka transferuar në Lezhë, nuk kam asgjë me Lezhën.

Por ti largosh nga ish-kryeqendra e Shqipërisë drejtori që kanë funksionuar për 100 vjet do të thotë se ka një prapavijë politike dhe persekutuese. I kanë marrë frymën Tiranës dhe do ti marrin frymën nëse nuk largohen kujtdo që mendon për një Shqipëri normale, një Shqipëri për të gjithë, gegë dhe toskë të pandarë. Kanë krijuar një sistem persekutimi të pangjashëm,  ky zotëria do të mbahet mend si përçarësi më i madh i Shqipërisë që përdori një numër burrash dhe grash rreth e qark tij që nuk janë në gjendje ta kundërshtojnë. Historia ka treguar se sa do të mbijetojë një ditë do të japë llogari, posaçërisht për Shkodrën dhe veriun e Shqipërisë që e ka çuar në ditën më të zezë.

Çështja e zhvillimit të zgjedhjeve është një gjë urgjente, dje deklaroi se zgjedhjet për katër bashki do të bëhen në 2021, zgjedhjet duhet të bëhen tani. Jo vetëm zgjedhje për kryetarin e bashkisë por edhe për këshillin bashkiak për ti dhënë legalitetin e nevojshëm institucioneve dhe për të hequr duart nga zhvendosja e institucioneve dhe është e domosdoshme kthimi i drejtorive në Shkodër.