“Camaj dhe Koliqi agjentë”, Tare: Vepra nuk është shkëputur nga konteksti, debatet gjuhësore janë për ata pa argumenta

Prej një jave tashmë një debat i fortë që duhet të ishte sa kulturor, letrar, historik për dy emra të shquar të botës shqiptare për Martin Camaj dhe Ernest Koliqin ka pozicionuar në dy krahe, pro dhe kundër, dy shkrimtarëve Camaj dhe Koliqit si pjesëtarë në shërbimet e huaja.

Auron Tare është autor i veprës “Dritëhije në histori” për dy antikomunistë që sipas dokumenteve që ai ka publikuar kanë bashkëpunuar me UDB-në, CIA-n apo si në rastin e Koliqit kolaboracionist i pushtimit fashist të Shqipërisë.

Në një intervistë për RTV Ora, vetë autori ikësaj vepre Auron Tare u shpreh se ky është një debat i gjerë dhe se shkrimi itij nuk është shkëputur nga konteksti.

Gjithashtu është thënë se kjo vepër godet dyfigura të shquara të letërsisë shqiptare apo dhe në aspektin religjioz, porTare u shpreh se këto janë thjeshtë debate të njerëzve pa argumente.

Tare: Nukjam nisur fare për të shkaktuar reagime. Sot një librashitës më falënderoisepse më tha që kam pasur disa libra të koliqit këtu që më ishin zverdhur ngadielli dhe mi blenë të gjitha. Ky debat edhe sikur për të shitur librat eKoliqit besoj se ja ka vlejtur. Për t’iu dhënë një përgjigje të saktë. Kyshkrim nuk është një studim por është një vazhdë e një debati që është bërë tek“Peizazhet e fjalës” ku disa studiues kanë folur për këtë temë. Mesa duketshqiptarët nuk i kanë ndjekur këto debate për këtë çështje por u fokusuan teknjë shkrim i imi. Nuk është një debat i shkëputur nga konteksti por janë 6-7shkrime ku dhe unë kontribuova. Ky shkrim i imi u komentua shumë.

Unë kam shpallur moskompetencë për çështje letrare. Nuk i kam quajtur mitetë rreme. Është një debat që duhet bërë në të dy krahët dhe atë antikomunistdhe atë të realizmit socialist pasi në të gjithë krahët shkrimtarët kanë pasurbashkëpunime dhe një lloj mbështetje nga shteti. Nëse në këto dokumente të njështeti demokratik siç janë amerikanët që i kanë deklasifikuar, do të diltePetro Marko, Lasgush Poradeci, ne sot do të kishim një debat për këta dhe nukbesoj që do të dilte dikush dhe do të thoshte po i godisni sepse janë figuranga jugu apo nga jugperëndimi. Ky është një debat i njerëzve që nuk kanëargumente të tjera dhe përdorin debatin gjuhësor religjioz apo gjeografik.

Ka patur dhe një debat për mënyrën se si janëmarrë dosjet në autoriteten e dosjeve, kreu i institucionit Genta Sula kalajmëruar se ka nisur një hetim administrativ se si janë marrë këto dosje nëinstitucionin e saj.

Por me batutë, Tare shprehet se nuk ështëfutur fshehurazi dhe i ka vjedhur, por ka ndjekur të gjitha procedurat erregullta.

Tare: Ka tëdrejtë ta bëjë ajo atë për procedurat e zbatuara. Shiko unë nuk kam hyrë nga njëdritare nga kati i dytë gjatë natës. Unë kam shkuar dhe kam aplikuar. Kampaguar dhe faturën e dokumentacionit kështu që banka e ka mandatin e pagesës.