Denoncimi i djalit në RTV Ora: Nëna u shtrua në spital për leucemi dhe rezultoi me Covid, ku u infektua?!
Arjan Seferajështë djali i një 61 vjeçareje, e ciladisa ditë pasi u shtrua në QSUT u infektua me koronavirus. Ai këkron të dijë seku u infektua nëna e tij, ndërsa shton se gjatë të gjithë kësaj kohe askush nuke ka telefonuar për të bërë tamponin. I riu gjithashtu thotë se nëna e tij nuku shtrua asnjë ditë në spitalin Infektiv.
Gjatë muajit qershor, koronavirusi u përhap në masë nëspitale dhe qendra shëndetësore.
Arjan Seferaj tregon për Ora News rastin e të ëmës së tij, tëcilën e dërgoi në spital për tu kuruar nga leuçemia, por fatkeqësisht uinfektuan me koronavirus.
"TeNënë Tereza, ditën e dytë më thërret doktori dhe më thotë është me leuçemiakute."
E ndjera është dërguar fillimisht në spitalin "Shefqet Ndroqi" dhe më pas mjekët e kanë rekomanduar për shtrim në QSUT.
Pas 9 ditësh e shtruar, Shpresa Seferaj është konfirmuar pozitive me koronavirus dhe është dërguar në Reanimacion.
"Nënëntime e morën nga dhoma dhe e dërguan nëReanimacionin qëndror dhe më thanë se kishte Covid-19".
Për rreth 16 ditë nëna e djalit qëndroi e shtruar në QSUT, ndërkohë që gjatë kësaj kohe ka pasur kontakte të vazhdueshem me të ndjerën, siç e tregojnë edhe këto foto.

Përpara se të shtrohej në reanimacion, mjekët u kanëkomunikuar familjarëve të 61 vjeçares se ajo ishte e prekur me koronavirus, ndërkohëArjani ngre pyetjen se ku u infektua e ëma.
"Si kamundësi nëna ime të dalë me Covid, ku e ka marrë?"
Pasi 61-vjeçarja, Shpresa Seferaj, rezultoi e prekur me koronavirus,i biri i saj thotë se askush nuk i ka telefonuar për të bërë tampon apo ti apelontepër të qëndruar në shtëpi.
"As tampon dhe asgjë."

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë i vetmi spital që trajton tëprekurit me koronavirus është spitali Infektiv, por sipas pretendimit tëfamiljarëve të Shpresa Seferaj, ajo nuk ka qenë asnjë ditë e shtruar në këtoambiente.
"Nësenëna ime paska qenë si ka mundësi nuk e kanë çuar në Infektiv?"
Në certifikatën e vdekjes së 61 vjeçares thuhet se ajo ka humbur jetë si pasojë e arrestit kardio-respirator, ndërsa në skedën e vdekjes thuhet se shkaku i ndërmjetëm ose komplikacioni ka qenë koronavirusi.