Meta: Duhet të rrisim masat mbrojtëse në sektorin e shëndetësisë me buxhetin e duhur
Përmes një postimi në Facebook, Presidenti IlirMeta ka ritheksuar edhe njëherë rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve përballëpandemisë së koronavirusit.
Gjithashtu ai shprehet se duhen bërë investime tëduhura në sektorët e shëndetësisë me buxhetin e duhur për të rritur domosdoshmërinëe rritjes së masave mbrojtëse.
Postimi iplotë:
Duke ndarëtë njëjtat shqetësime me përfaqësuesen e Organizatës Botërore të Shëndetësisënë Shqipëri, theksoj rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimine udhëzimeve të bëra publike, për ruajtjen e distancave fizike dhe mbajtjes sëmaskave.
Shtimi i rasteve të qytetarëve të prekur nga pandemia COVID-19, veçanërishtnumrit të viktimave, shtron si domosdoshmëri jetike rritjen e masave mbrojtëse,frymës së bashkëpunimit dhe mbështetjes së sektorit të shëndetësisë me buxhetin e duhur, veçanërisht me afrimin e pikut tësezonit turistik.
Tepër i nevojshëm është bashkëpunimi i ngushtë metë gjitha vendet fqinje për marrjen e masave për parandalimin dhe përhapjen emëtejshme të pandemisë, me qëllim rihapjen sa më parë të kufijve tokësorë.
Përballimi me sukses i COVID-19 duhet të jetë njëobjektiv madhor për të gjithë! Çdo neglizhencë në këtë prioritet ka kosto shumëtë rëndë: jetën e qytetarëve tanë.