Zall-Herri në "errësirë", njësia administrative pranon problemin por nuk ka zgjidhje

Pikërishtkjo pamje na çoi në Zall-Herr. Shtylla energjie elektrike të sajuara nga vetëbanorët.

Disadërrasa të kalbura dhe kabllot varen në lartësinë e kokës së një njeriu megjatësi normale.

Banorëtkanë vite që jetojnë në këtë situatë dhe shprehen të revoltuar.

"I sollënpara fushatës dhe i lanë aty, do ti vëmë dhe pastaj u zhdukën shtyllat. Se ku içuan nuk e di."

"Kemi qenëdhe te OSHEE, nuk kemi mundësi ka qenë përgjigjia. Nuk kemi fonde, nuk kemishtylla, nuk kemi  transfarmator."

"Më mirë tipresin fare dhe e dimë që nuk kemi drita. Po na i zë korrenti kalamajtë, vjensezoni i shkollës."

"Kemi bërëinvestime vetë privatisht dhe energji nuk kemi pasur asnjëherë. Një kabinë evogël për 100 familje."

Jovetëm shtëpitë e tyre nuk furnizohen me energji elektrike të plotë, por edhebizneset në zonë ankohen për kostot që po marrin si pasojë e energjisëelektrike me voltazh të ulët.

"Prej 10vitesh jemi me këtë gjendje. Kontratën e kam me OSHEE, paguaj çdo muaj nga140-150 mijë lekë me këtë dritë."

Këtëproblem banorët e kanë çuar edhe pranë zyrave të njësisë administrative Zall-Herr,të cilët e pranojnë problemin edhe para kamerave.

"Problematikëne njohim, e kemi verifikuar dhe vetë në terren. Tensioni i ulët është nëgjendje skandaloze."

Pornjësia administrative Zall-Herr ndihet e lodhur me këtë situatë.

"Shqetësimii banorëve është përcjellë zyrtarisht  nëOSHEE që nga 2017 dhe në 2019. Më vonë u lodhëm dhe ne."

Absurdin në mungesën e koordinimit pushtet vendor-pushtet qëndror e vuajnë banorët, të cilët në vitin 2020 jetojnë në rrezik vdekje për shkak të telave të energjisë që kalojnë në lartësinë e kokës.