PD: Rama ta paguajë me pasurinë e tij dëmin prej 109 milionë euro ndaj Francesco Bechettit
Shqipëriapo bëhet gati të paguajë në Arbitrazh dëmin prej 109 milionë ndaj investitorititalian Francesco Bechetti për mbylljen në mënyrë arbitrare të televizionit tëtij nga qeveria.
PD thotë se Edi Rama duhet të paguajë me pasurinë e tij këtë dëm që i shkaktoi buxhetit për shkak të luftës personale me sipërmarrësin Italian Francesco Bechetti.
Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i bëri thirrje Prokurorisë ta hetojë për shpërdorim detyre Kryeministrin.
Alibeaj: Shqiptarët ikanë paguar shumë shtrenjtë interesat politikë të Edi Ramës për të qëndruar nëpushtet përmes blerjes së zgjedhjeve, kanë paguar shtrenjtë vendimet e tijkorruptive për të dhënë me koncesion dhe PPP çdo gjë në Shqipëri, por tani kaardhur radha të paguajnë edhe për hakmarrjet e tij e personale kundër biznesit.
Lufta e shpallur ndajsipërmarrësit italian Francesco Bechetti për arsyen e vetme se zotëronte njëmedia kritike ndaj qeverisë, ndaj Edi Ramës dhe Erion Veliajt, po u kushtonqytetarëve të vendit 109.5 milionë euro.
Si për shumë gjëra të tjera, premtimet eEdi Ramës se nuk do të paguajmë asnjë qindarkë për luftën e tij personale ndajBechettit, rezultuan një gënjeshtër e madhe.
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit i dhatë drejtë sipërmarrësit dhe i kërkon Shqipërisë të paguajë dëmin.
Ky duhet të ishte momenti qëEdi Rama të jepte dorëheqjen, pasi urdhrin për të shkatërruar biznesin eBeketit dhe për të sekuestruar televizionin e ri Agon Channel, e dha Edi Rama.
Tani, shqiptarëve u duhet tëpaguajnë për luftën personale rë kryeministrit me një sipërmarrës të huaj,kritik ndaj keqqeverisjes se tij. Janë plot 109 milionë euro. Janë më shumëpara sesa të dyja paketat e ndihmës që qeveria u dha qytetarëve gjatë pandemisë.
Është detyrë e drejtësisë tëhetojë dhe të marrë nën përgjegjësi penale kryeministrin e vendit për shpërdorimdetyre. Shqiptarët nuk kanë pse paguajnë nga taksat e tyre 109 milionë euro përluftën personale të Edi Ramës me median e lirë dhe biznesin.