Rryshfet policit për të përshpejtuar marrjen e pasaportës, pranga 58-vjeçarit

Një 58-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policanë Fier.

Shtetasi E.B, tentoi të korruptonte punonjësin ePolicisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave për marrjen epasaportës.

''Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë sëPosaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale"Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".