Sulstarova për vettingun në polici: Vonesat krijojnë probleme, ligjet i kemi të mira, por mungon zbatimi

Vettingu në polici po vijon me hapa tëngadalta, një proces që ka filluar në vitin 2018.

Së fundmi, Instituti për Demokraci dheNdërmjetësim kanë bërë një monitorim dhe është publikuar edhe një raport mbi tëgjithë këtë proces ku janë evidentuar disa probleme si zvarritja e saj në kohëdhe ndryshimi i skemës së vlerësimit.

Një prej anëtarëve të këtij vëzhgimi,Rovena Sulstarova u shpreh për Ora News se ligjet për vettingun janë shumë tëmira dhe nuk kanë nevojë për ndërhyrje por problem qëndron vetëm tek zbatimi ityre.

Sulstarova:Vetë procesi me këto ritme të ngadaltakrijon problem në funksionimin e vetë strukturës e policisë së shtetit sepseata element që mund të jenë të inkriminuar që vazhdojnë të jenë pjesë estrukturave të policisë dhe janë lehtësisht të shantazhueshëm. Ne ligjet i kemishumë të mira. Janë ligje që i përshtaten dhe garantojnë mekanizmatransparence. Gjithë procesi është tek zbatimi i tyre. Policisë së Shtetit inevojiten më shumë mbështetje politike, institucionale se sa ligje të reja. Nukmund të bëjmë në parashikim. Në amendimet e reja mendohet që të shtyhet edhe njëvit.

Ky raport vijon si konkluzion i disa raporteveperiodike 3 mujore që kemi regjistruar që nga moment që kemi filluar në 2018.Disa nga gjetjet konsistojnë pikërish me ritmet e ngadalta të procesit tëvettingut në polici. Janë vënë re dhe disa mangësi dhe mosplotësim në lidhje meprocesin e gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar në procesin endryshimeve ligjore që ka shoqëruar ligjin për vettingut në polici.

Këto janë dy gjetjet kryesore, por është dhenjë gjetje tjetër është bërë e mundur ndryshimi i skemës së vlerësimit, pra nganjë process vlerësimi me 3 faza në institucione të pavarura siç ishteparashikuar në 2018 dhe në vitin 2019 ky process kalon në dy faza duke përfshirë2 organe siç është Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit dhe nga ana tjetër është njëstrukturë që është në varësi të Mnistrisë së Brendshme, Shërbimi për Çështjet eBrendshme dhe Ankesat e cila do të vijojë me fazën e dytë të vlerësimit.