Kryemadhi: Çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit, tentativë për të vrarë dialogun politik
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryetarja e LSIMonika Kryemadhi zhvilluan sot një takim virtual me Raporteren për Shqipërinënë Parlamentin Evropian, Isabel Santos.
Gjatë kësaj videokonference, Kryemadhi thotë se rikonfirmuandhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidënndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht nëpërmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimitevropian të Shqipërisë.
Kryemadhi: Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë private pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, për t'i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë.
Pjesë e diskutimeve ishte edhe reforma zgjedhore.
Kryemadhi: Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.