Dhuna seksuale, Luarasi: Duhet ndryshim në Kodin Penal, të mos bjerë barra tek viktima

Dhuna seksuale mbetet një plagë e rëndë nëshoqërinë shqiptare e cila ka pasoja të thella në psikologjinë e viktimave.

Një fenomen i pranishëm është dhuna seksualeme njerëz të njohur e cila e thellon më shumë këtë problematikë.

Për pedagogen Iris Luarasi, një problem imadh mbeten ligjet në Kodin Penal përsa i përket kësaj çështjet duke ekonsideruar atë të vjetër. Ajo sygjeron kategorizimin e përdhunimit sipas pëlqimit,pra nëse partneri apo partnerja nuk ka dëshirë për kryerjen e marrëdhënieveseksuale, ajo të konsiderohet përdhunim dhe të dënohet.

Luarasi: Ne kemi një problem në Kodin Penal që është shumë i vjetër. Barrën e provëssipas ligjit e ka viktima. Duhet të ndryshonte vite më parë. Nuk mund të ketëviktima barrën e provës kur vjen puna për dhunimin seksual. Ti jo vetëm qëdhunohesh, por duhet të jesh në gjendje të jesh e fortë që të shkosh menjëherëtek mjekësia ligjore. Nuk ndodh. Një pjesë e mirë e dhunës seksuale nuk ndodhvetëm me të panjohur. Pjesa më e madhe e dhunës seksuale ndodh me njerëz tënjohur që mund të jenë një komshi, kushëri apo edhe babai. Kemi patur shumëraste të tilla. Viktima është e dobët dhe nuk guxon që të shprehë se kushëriri eka përdhunuar. Një pjesë ndodh edhe me partnerët.

Të rinj dhe të reja që kanë një lidhje. A mundet që viktima të tregojë qëka qenë në shtëpinë e të partnerit të saj dhe pastaj t’i mbushi mendjen policittek rajonit që ajo është përdhunuar kur ti ke një ligj të tillë. Ajo që neduhet të bëjmë është për t’i shtyrë ata për të treguar rastet e tilla. Edhe nërast se polici ka qenë përdhunuesi ai duhet të marrë dënimin. Por nëse edenoncon pas 10 vitesh nuk ka asnjë shanc me ligjin aktual që të vërtetosh seka qenë përdhunuesi. Ne sygjerojmë pjesën e pëlqimit. Vetëm në momentin qëpartnerja thotë po, atëherë vetëm kjo është një marrëdhënie seksuale mekonsensus.

E ftuar në Ora News, Luarasi shprhet se përveçndryshimeve ligjore duhet të ketë dhe një ndërgjegjësim më të gjerë si dhe përfshirjene këtyre çështjeve në sistemin e edukimit.

Luarasi: Në tëgjitha rastet e tjera do të quhej përdhunim. Kjo nuk vjen domosdoshmërisht vetëmtek ndryshimi i kodit penal. Vjen me gjthë ndërgjegjësimin edhe diskutimin emarrëdhënieve në debate të hapura, futjen dhe edukimin seksual në shkolla. Ështëedhe elementi të flasësh për legjislacionin. Nëse një person është 15 vjeç, aiduhet ta dijë që ka penalitete për marrëdhëniet me të mitur. Kur vjen rasti tekpedofilia, dënimet e tyre duhet të jenë më të mëdha pasi këtu kemi dhe diferencëne madhe të moshës. Të ketë dënim tjetër nëse diferencat e moshës mes përdhunuesitdhe viktimës është 4-5 vjet dhe një tjetër dënim nëse kjo diferencë është 30-40vjet.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Endi Mullaj