Shëngjin, mbytet në det një 34 vjeçar nga Kosova

Një 34 vjeçar nga Ferizaj, Kosovë ështëgjetur i mbytur në bregdetin e Lezhës pasditen e sotme (10 korrik).

Trupi i pajetë i pushuesit u gjetrreth orës 17:00 dhe është pikasur nga disa persona të tjerë.

Mësohet se ai po notonte tek Rana eHedhun ndërkohë që një gropë në det ka qenë ajo që i ka marrë jetën.

Bashkë me të ka qenë dhe një shok itij i cili është munduar ta shpëtojë.

I riu u transportua në spitalinrajonal të Lezhës pa shenja jete.

Gjatë këtij sezoni nuk është hera eparë që mbyten persona në det, shtetas nga Kosova të cilët janë gjetur pashenja jete në disa qytete të ndryshme të vendit.