Manastirliu në Vlorë: Task-Forca duhet të shtojë monitorimet, 700 mijë lekë gjobë për subjektet që shkelin masat anticovid
Menjëherë pas deklaratës së Ministressë Shëndetësisë Ogerta Manastirliu për penalizimin e subjekteve turistike nëraste kur shkelin masat anticovid, ajo ishte për inspektim në qytetin e Vlorës.
Edhe njëherë prej aty ajo rikujtoi se përtë gjithë subjektet që do të shkelin masat, do të aplikohen gjobat që fillojnëprej 700 mijë lekësh të vjetra deri dhe në pezullimin e aktivitetit.
“Task-ForcaantiCOVID është duke punuar në të gjithë Shqipërinë, sidomos përgjatë zonaveturistike, duke filluar nga Shkodra në Sarandë. Nuk ka tolerancë për askënd qëshkel ligjin. Kemi miratur përsëri disa shtesa dhe ndryshime në aktin normativ,ku kemi vendosur masa administrative të shtuara për të gjitha ato subjekte, tëcilët administrojnë stacione të plazhit apo subjekte akomoduese, masën me gjobë700 mijë lekë dhe është vendosur masa e pezullimit në rast të përsëritjes sëshkeljeve”, tha Manastriliu.
Ministrja e Shëndetësisë kërkoivigjilencën e të gjithë strukturave të Task-Forcës për respektimin e masave,për mbajtjen e maskave në transportin publik apo aktivitete të tjera me risk tëlartë.
Sipas saj, në këtë process luan rolinmë të rëndësishëm policia e shtetit dhe të gjitha task-forcat të cilët duhet tështojnë vigjilencën dhe monitorimin nëpër klube gjatë orëve të mbrëmjes.
“Policia e shtetit, inspektoriatet dhe egjithë Task-Forca duhet të ketë një vëmendje të shtuar tek klubet që ushtrojnëveprimtarinë në orët e darkës, të cilat janë të ndaluara. Dhe po e përsëris përtë gjitha subjektet, për ato bare restorante që ofrojnë shërbime në orare tëzgjatura, duhet që të mos ketë tolerancë në rast të mos respektimit tërregullave të distancimit fizik, mbajtjen e maskave në shërbim, higjienën, etj.”
Vetëm në 24 orët e fundit janë kryermbi 1500 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.
Nga inspektimet janë marrë 3 vendimepër pezullim të aktivitetit të subjekteve dhe 1 masë administrative me gjobë,në subjekt bar-kafe, i gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, mosrespektuar distancimin social dhe duke moszbatuar protokollet e miratuara.