Shkodër: ''Migjeni'' në skenë pa spektator
Teatrot janë ende të ndaluar për artdashësit, ndaj aktorët e Teatrit Migjeni premierën më të re e ngjitën në skenë pa publik. Vepra “Kutia e zezë” që trajton varësinë e shoqërisë ndaj teknologjisë do të rikthehet sërish sapo koronavirusi të lejojë që shtëpitë e artit të hapin dyert sërish.
Aktorët e “Migjenit” u ngjitën në skenë, porpubliku përballë i mungoi!
“Kutia e zezë” apo “Perfect Strangers” e PaoloGenovese erdhi në regjinë e Fatos Berishës, i cili e ka përpunuar veprën nëpërshtatje edhe me realitetin që po jetojmë.
Fatos Berisha, regjisor: ''Fenomeneve që po na rrethojnë, përfshirë edhe pandeminë e shumë gjëra të tjera.''
Jo rastësisht kanë zgjedhur që veprën tapunojnë në këtë periudhë dhe ta finalizojnë me një shfaqje të tillë në kohën endalimeve të pandemisë.
Drejtoresha e teatrit Rita Gjeka, njëherëshaktore në këtë pjesë, tregon se qëllimi është që menjëherë pas rihapjes të kenëgati diçka të re për publikun.
Rita Gjeka, drejtoreshe e teatrit “Migjeni”: ''Fakti që nuk mund të bëhen jashtë, do t'i ndryjmë dhe do t'i japim në momentin që të jetë e mundur, kur të na thotë qeveria.''
Pandemia i ka dhënë goditje edhe artit, ndajregjisori Berisha ka nisur një peticion ku kërkohet mbështetje.
Fatos Berisha, regjisor: ''Fatkeqësisht po harrohet shumë shpejt se kush e mbajti gjallë shpirtin e njerëzve gjatë pandemisë.''
Aktori Simon Shkreli e cilëson të rëndësishmekëtë vepër, duke patur parasysh kohën në të cilën u punua dhe mesazhin që ajopërcjell.
Simon Shkreli, aktor: ''Pandemia ka ndikuar që edhe ne të ngarkohemi emocionalisht, për shkak të kësaj situate të pazakontë që po kalojmë edhe tani.''
“Kutia e zezë” simbolizon celularin, prateknologjia e cila në një mënyrë po na e kontrollon jetën tonë.