Shtyhet për të hënën seanca ndaj ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku

Është shtyrë për të hënën e 13 korrikut, seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku. Seanca për verifikimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku, është shtyrë për të hënën e 13 korrikut. Kajmaku nuk ishte i pranishëm në seancë, por mori pjesë avokati i tij, Isuf Shehu. Prokurori Kol Hysenaj kërkoi të shpallet mos-kompetenca për verifikimin e masës nga kjo gjykatë, pasi duhet t'i dërgohet Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për verifikimin emasës së sigurisë ndaj ish-kryebashkiakut Agim Kajmaku. Seance e radhës ështëpërcaktuar të hënën e 13 korrikut, ku duhet të jetë i pranishëm vetë 49-vjeçariKajmaku.

Në seancën e kësaj të enjte që ishte parashikuar në orën11:00 Kajmaku nuk ishte i pranishëm, por mori pjesë avokati i tij, Isuf Shehu.Gjatë seancës gjyqësore, prokurori Kol Hysenaj kërkoi të shpalletmos-kompetenca për verifikimin e masës nga kjo gjykatë, pasi duhet ti dërgohetGjykatës së Apelit.

Një ditë pasi kjo e fundit liroi ish-kryebashkiakun eVorës, Agim Kajmaku, burimet bëjnë  medije se ai ka lënë ambientet e spitalit ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh dheështë rikthyer në shtëpi, por avokati i tij tha se Kajmaku është ende nëspital.

Ish-kryebashkiakut Kajmaku, të mërkurën iu ndryshua masa e sigurisë nga ''Arrest me burg'' në ''Detyrim paraqitje''. Ka qenë vetë organi i akuzës, i përfaqësuar nga Arta Marku që ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë me argumentin se Kajmaku nuk mund të qëndronte në burg për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Kajmaku u arrestua të martën pasi u paraqit në gjendje të rëndë në spitalin privat "Continental" për shkak të diabetit. Ai ishte shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohej për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”.

https://youtu.be/Y6D0MHCTMLo
https://youtu.be/u1TXNwopqa0