Meta kritikon palët politike: Krijojnë tension artificial, pandemia dhe negociatat dy objektivat madhore

Presidenti Ilir Meta kritikoi klasën politikenë vend, pasi sipas tij, po krijohet një tensionet artificial sikur zgjedhjetdo jenë nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Meta bënkrahasimin me Maqedoninë e Veriut, teksa thotë se edhe pse zgjedhjet atje do tëmbahen pas disa ditësh, mbizotëron një atmosferë demokracie.

Presidenti thekson faktin se përballimi i pandemisëdhe plotësimi i kushteve për çeljen e negociatave duhet të jenë dy objektivatmadhore për të gjithë.

Postimi i Metës në Facebook.

''Edhe pse zgjedhjet parlamentare tëparakohshme në Maqedoninë e Veriut do mbahen vetëm pas pak ditësh, njëatmosferë sigurie dhe demokracie mbizotëron falë pjekurisë të lidershipitpolitik në tërësi, por edhe funksionimit normal të institucioneve.

Ndërsa fatkeqësisht te ne edhe pse nuk ka asdatë zgjedhjesh ende në horizont kemi një tension artificial sikur zgjedhjet dojenë nesër.

Ndërkohë që edhe pandemia është në rritje sëbashku edhe me defiçitin dhe borxhin publik. Verbëria për mbajtjen apo marrjenme çdo çmim të pushtetit na ka bërë që të dukemi me fqinjin tonë lindor sikur upërkasim dy kontinenteve të largëta.

Ndaj s'duhet humbur më asnjë minutë nëpërmbushjen e kushteve thelbësore për çeljen e negociatave në mënyrë që të ecimsë bashku me fqinjët tanë drejt Bashkimit Europian.

Përballimi i pandemisë dhe plotësimi ikushteve duhet të jenë dy objektivat madhore për të gjithë.

E para mbron shëndetin dhe jetën e çdoqytetari, ndërsa e dyta shpëton të ardhmen europiane të vendit për të cilën tëgjithë përbetohen me fjalë dhe programe.

Koha për vepra të mira është tani!''