Të dënuar për vjedhje dhe prostitucion, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 3 personave në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Korrik 2020, 10:49
Operacioni Forca e Ligjit i kërkon deklariminpasurisë tre shtetasve të dënuar për shfrytëzim prostitucione dhe vjedhje.
OFL i ka nisur kërkesat me shkrim përvetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
Çlirim Marku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";
Oltjan Maxhari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me dhunë";
Spartak Muçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni";
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.