Kapen duke transportuar 31 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona
3 persona u kapën këtë të enjte duke transportuar 31 emigrantë kundrejt pagesës në rrugën për të kaluar drejt vendeve të BE.
Fluksi i emigrantëve klandestinë që synojnë të kalojnëpërmes Shqipërisë drejt vendeve të BE është shtuar, ashtu si edhe tentativat etrafikut.
Prej të martës së javës së kaluar, policia e Korçës kagoditur 10 tentativa të ndihmës së paligjshme të kalimit të kufirit kundrejtpagesës.
Tre të ashtuquajtur taksitë të klandestinëve u kapën ngapolicia këtë të enjte, ndërsa po transportonin 31 emigrantë të paligjshëm ngavendet e lindjes së mesme!
Arjan Hoxha dhe Ristem Elezi, një nga Tirana e tjetri ngaKruja u ndaluan nga Policia në aksin rrugor Bilisht-Korçë.
Ata po transportonin me furgon tip "Benz" 12emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve tëBE-së.
Ndërsa RigersVejsiu, 24 vjec, banues në Tiranë kishte marrë përsipër transportimin e 19emigrantëve nga juglindja drejt kryeqytetit.
Ai u vu në pranga në dalje të Pogradecit.
Në njoftimet e policisë së Korcës për operacionet vihet re se të ashtuquajturit taksistë klandestinësh marrin shuma që variojnë nga 100 deri në 1000 euro për emigrant me premtimin se do ta nxirrnin përtej kufijve të Shqipërisë për të vijuar rrugën drejt vendeve të BE.