Mësuese Pertëfja, At Fishta dhe unë
Mësuese Pertefja! të jam mirënjohës për jetë për çfarë më ke mësuar, dhe njëhkohësisht të kërkoj falje për shqetsimet e shumta që të kam dhënë në klasë. Më emecionove jashtë mase me shkrimin dhe mesazhet e t'ua, që pa lejen tuaj po i ndaj me miqtë e mi.
Dje në orët e vona, mora një mesazh nga mësuesja ime e letërsisë dhe gjuhës në gjimnaz, zonja Pertefe Leka. Bashkë me mesaxhin më dërgonte dhe një link të një shkrim-analize të gjatë dhe me mjaft interes për Viganin e Veriut, publikuar në gazetën "Illyria" në New York. në muajin Maj.
Mbrëmë isha i lodhur dhe nuk e lexova shkrimin. Sot pasi e lexova u preka jashtë mase deri në përlotje.
Sot flasin shumë për Fishtën për modë, dhe më e keqja, nuk e njohin ende. Po atëherë?!!
Ja çfarë shkruan mësuese Pertefja në një frazë të kësaj analize të gjatë dhe të vlefshme për t'u lexuar, jo për frazën, por për vlefshmërinë e shkrimit për Viganin e Veriut At Fishta, dhe mirnjohjen time ndaj mësueses së mrekullueshme zonja Pertefe Leka.
Një gjë eshtë e vërtetë se Gjergj Fishta edhe pse i ndaluar, pa shkak, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka qenë i harruar. Kam pasë nxënës që më pyesnin -pse nuk e mësojmë Fishtën—(edhe sot e mbaj mend studentin tim, Ilir Demaliaj ,kur insistonte me pyetje rreth Fishtës, e merrja për provokim ) ndihesha “fajtore”që nuk mund t’i përgjigjesha, por gëzoja që mendjendrituri Fishta ka depërtuar e nuk do t’i shuhet kurrë drita e tij . Kam përjetuar një ngjarje të trishtë, kur në Gjimnazin tonë, K.Kristoforidhi, merrnin mësime edhe nxënës të një shkollë profesionale, ku jepte mësim Prof.Pal Doçi, mësues historie, njeri shumë i ditur, të cilin në mes të ditës e arrestuan në shkollë. Atë kohë bëri bujë të madhe dhe përflitesh se citonte vargjet e Fishtës… Këto ngjarje na bënin të mbyllnim gojën e të mos i përmendnim personalitete të shquara shqiptare.
Por sot, veprat e Fishtës duhet t’i njohi në themel çdo mësues letërsie, siç kanë shkruar nxënësit e tij “interpretonte para nesh si aktor”sepse veprat e tij përveç anës artistike e përshkrimeve madhështore, në të gjitha gjinitë, kanë vlera njohëse për historinë, gjeografinë, estetikën, gjuhësinë, filozofinë, dramaturgjinë
Mesazhet me mësuesen
Unë; Si je mësuese Pertefe? Faleminderit për shkrimin për Fishtën dhe sigurisht do ta lexoj. Uroj të jeni mirë.
Mesuese Pertefja: Të uroj çdo të mirë.Të ndjek me Luanin në diskutime, bravo qe guxon . Je i vetmi nga nxënësit që ma kërkoje Fishten, por unë nuk e kisha guximin tand të jepja pergjigje, kur une me babën mesues i kisha lexuar diskutuar e mësuar përmëndsh disa poezi te Fishtes .
Pyetjes tuaj ateherë « Pse nuk e mësojme Fishten » të cilën e kam cituar edhe në shkrimin që do të lexosh me emrin tënd,besoj qe i kam dhënë përgjigjen e duhur .
Ate që nuk e bëra dot me nxënësit e mi e bëra sot për studente e shkollarë se po humbet poezia patriotike dhe kultura e të mësuarit letërsi e tradites se mire.
Paç shëndetin qe të perballosh luften kundër padrejtesive Uroj fitore.
Unë: Me ke emocionuar shumë me shkrimin mësuese Pertefja. Të falenderoj
Mesuese Pertefja: Më gezove shumë qofte e mbarë dita Vazhdo te bësh punë të mira se Shqipëria ka nevoje për të tillë « rebele» me zemër të madhe.
Lexo edhe: Fishta për Shqiptarinë dhe Albanologjinë