Ngjarja në Kombinat, psikologu: Janë raste psikoze, gati 100 përqind e vetëvrasjeve janë zgjidhje e problemeve emocionale
Për psikologun Sebi Fishta, ngjarje siajo e Kombinatit ku u gjetën pa jetë nënë e bijë në një banesë, kanë të bëjnëme probleme të shëndetit mendor të cilat çojnë në ndërmarrjen e akteve tëtilla.
Në një intervistë për Ora News, ai thotëse afërsisht 100 përqind e rasteve të vetëvrasjes personat duan t'i japinzgjdhje një problemi emocional.
Fishta:Në përgjithësi kjo është një problem edepresionit. Sipas studimeve, 95 përqind e vetëvrasjeve janë rrjedhojë edepresionit ose e sëmundjeve të tjera mendore. Shkaqet kryesore të vetëvrasjeskanë të bëjnë dhe me humbjen e një personi të afërt. Gati në 100 përqind tërasteve të vetëvrasjeve kanë të bëjnë me zgjidhjen e një problemi emonocional. Nukdua të flas specifikisht për këtë familje. Nga ana shkencore ka mundësi që këtongjarje janë rrjedhojë e gjendjes psikologjike. Pjesërisht mund të jetë dhepsikozë e cila kalon në diçka akoma më të rëndë.
Kurbëhen vlerësimet mendore të një personi vlerësohet dhe rasti kur ka një humbjetë një personi e cila kalon në depresion. Një nga gjërat kryesore shikohethistoria e familjes, humbja e të afërmit dhe mënyra se si sillen në raport me këtë.Shqipëria ka relativisht një numër të vogël të rasteve të vetëvrasjeve.Shpeshherë një ndër rrjedhojat e depresionit sidomos kur është depresion madhormund të quhet psikoza.
Një person që vret veten ka pasur mesatarisht 7 tentativa të tjera më përpara. Nuk është një rrjedhojë që ai e ka vendosur sot. Përfundimisht është e vetmja rrugëzgjidhje në mendjen e një personi. Ne dimë disa fe të ndryshme që mund të inkurajojnë këtë gjë por mua nuk më takon të flasë pasi nuk jam i fushës.
Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Endi Mullaj