Ngrihet Gjykata Kushtetuese, pas vendimit të KED shqyrtohet fati i zgjedhjeve vendore
KED ka përfunduar shqyrtimin e dosjeve për anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Të premten (10 korrik) do të zgjidhen dy prej tyre, ndërsa i treti do të vendoset javën e ardhshme. Me këto tre vota plotësohet kuorumi përmes së cilës kjo gjykatë mund të marrë vendime, ndërsa tema më e nxehtë do të jetë ajo e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Pas rreth 10 muajsh, kur i mori në dorëzim nga ana e Presidentit dhe Kuvendi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të mblidhet të premten për të disktuar emrat për 2 vakanca në Gjykatën Kushtetuese.
Mbledhjado të zhvillohet në orën 12:30, ndërsa në pikën 2 të rendit të ditës ështëShqyrtimi dhe miratimi i projektvendimit për procedurën e verifikimit tëkandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorittë Lartë të Drejtësisë.
Këshillii Emërimeve në Drejtësi u vu në lëvizje pasi Ambasadorja e Shteteve teBashkuara, Yuri Kim dhe Ambasadori i BE-së Soreca, u takuan me kryetaren nëdetyre Vitore Tusha, e cila drejton edhe këtë organ kushtetues.
Këtolëvizje vijnë kur Komisioni i Venecias dha opinion mbi procedurën e ripërtëritjessë Gjykatës Kushtetuese, por dhe në një moment të rëndësishëm politik kurmazhoranca dhe opozita jan dakortësuar për reformën zgjedhore.
NëGjykatë Kushtetuese pezull janë rreth 120 dosje, ku kryesorja mbetet ajo ezgjedhjve të 30 qershorit.
Trupës sëre të Gjykatës Kushtetuse do ti duhet të vendosë mbi ligjshmërinë e këtijprocesi, e kjo është kërkuar jo vetëm nga opozita por edhe nga faktorindërkombëtar europian dhe amerikan.
Funksionimii Gjykatës Kushtetuese mbetet edhe një nga kushtet kryesore të Brukselit për çështjene integrimit.
Ky organaktualisht ka 4 anëtarë dhe që kjo të marrë vendim dhe të jetë funksionale iduhet të ripërtrihet edhe me tre te tjerë.
Këshillii Emërimeve në Drejtësi ka 3 lista me emra, 2 të Presidentit dhe 1 të Kuvendit.
Por nëmbledhjen e të enjtes do të diskutohen vetëm 2 vakanca pasi për emrat që kërkojnëtë zëvendësojnë Besnik Muçin që ra në vetting, ky Këshilli ende nuk ka kryerverifikimet e kritereve.