Aksident në hyrje të Lezhës, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë u regjistruambrëmjen e sotme (8 korrik) në hyrje të Lezhës.

Në aksident u përfshinë dy makina dhenjë motor ku mbetën të lënduar tre persona.

Nga përplasja mbetën të lënduar burrëdhe grua të cilët po udhëtonin me motor si dhe një këmbësore tjetër.

Ata u dërguan menjëherë në spitalin eLezhës për mjekim nga ku mësohet se gruaja është në gjendje të rëndë për jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti u krijua trafik përgjatë superstradës dhe në hyrje të qytetit.

Policia ndodhet në vendngjarje për tëbërë zbardhjen e plotë të aksidentit.