“Shëroni të sëmurët, ngjallni të vdekurit”, enigma e ditarit të familjes Josifi
Një javë pas vetëflijimit të nënë e bijë në zonën e Kombinatit dosja për zbardhjen e kësaj ngjarje apo të personave që kanë ndikuar në këtë vendimmarrje të dy grave ka mbërritur në prokurori.
Albert Demirneli është prokurori i cilido të kryesojë hetimet për këtë ngjarje, ndërsa tashmë janë marrë në dorëzim tëgjitha provat materiale.
Në dosjen e akuzës janë marrë gjithashënimet që nëna me dy vajzat kishin shkruar në një ditar të vitit 2018, si dhedy biblat që ato i mbanin në banesë.
Këto shënime fetare që janë shkruar ngavajzat dyshohet nga prokuroria se kanë ndikuar në veprimet e grave, duke i çuarderi në vetëflijim.
Për këtë arsye këto shënime prokuroriaështë duke i verifikuar, se kujt sekti apo organizate fetare i përkasin këtopasazhe.
Krahas këtyre shënimeve në ditarin etyre, ekspertet kanë gjetur dhe këto shënime në Bibël, të cilat po ashtumendohet se janë përdorur si referencë nga familja Josifi.
Në një prej pjesëve të nënvizuara nëlibrin e Dhiatës së Re nga motrat dhe nëna është dhe ky mesazh që thotë:Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët.Falas morët, falas jepni.
Po krahas kësaj pjese ato kishinnënvizuar dhe pjesë të tjera të cilat i kanë vënë në zbatim gjatë izolimit nëbanesën e tyre.
Në këtë mesazh thuhet: “Jini pra të mençur si gjarpërinjtë dhe tëpastër si pëllumbat. Por ruhuni nga njerëzit, sepse do t’ju zbarisin përparasinedrave të tyre dhe do t’ju fshikullojnë në sinagogat e tyre”.
Burime nga grupi hetimor thanë se poanalizohen me kujdes të gjitha shkrimet e gjetura në shtëpi, apo edhenënvizimet që ato kishin bërë në librin e Dhiatës së Re.
Këto dhe shumë shënime të tjera duketse hedhin dritë mbi vendimin ekstrem të nënës e dy vajzave për t’u vetëflijuar.
Besimi në ringjallje duket se i kishtebindur deri në atë pikë, sa kanë qëndruar pa ngrënë për ditë e ditë të tëra,deri në vetëflijim.
Enigma e ditarit që u gjet në apartamentin e familjes Josifi, ende nuk është zbardhur plotësisht, ndërsa mësohet se 18 persona konsiderohen si dëshmitarë kyç për hetimet, duke përfshirë këtu të afër dhe fqinj, por edhe disa persona të tjerë me banim në Përmet.