Situata e koronavirusit, Brataj: Dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithollogët, ka lumë informacionesh

Pavarësisht rritjes me ritme të shpejtatë numrit të të infektuarve nga koronavirusit në Shqipëri, shumë qytetarë sërishnuk respektojnë masat parandaluese. Shumë persona mblidhen grumbull nëpër parqepa maska e doreza.

Kjo neglizhencë ka ardhur nga shumëarsye, por për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, dëmin më të madhe kanë shkaktuar gjithologët të cilët nuk janë të asaj fushe.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet njerëzit publik si politikanë, VIP-a, këngëtarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm pasi kanë ndikim të madh në opinionin publik.

Brataj:Ne ecim akoma me atë idenë që nuk kavirus. Është një ndarje e ndikuar nga shumë faktorë por që përkeqëson gjendjendhe është shumë kritike. Duhet që të jenë vetëm profesionistët në këtë moment tëthonë realitetin dhe jo të përcjellin mesazhe se mesazhet i përcjellin të gjithë.Por kush është realiteti është diçka tjetër.

Dëminmë të madh të shkaktuar nga gjithollogët që përcjellin një informacion jo të vërtetëqë vjen si pasojë e një lumi informacionesh si pro dhe kundër realitetit. Dhenjerëzit e kanë të vështirë që të dinë me detaje sepse nuk janë të gjithë përparatelevizioneve. Kur më pyesin a ka luajtur rol politika në këtë situatë. Normalqë shumë persona luajnë rol, një politikan, një sportist, një VIP.

Kashumë persona pranë tij dhe një gjë që e thotë këngëtari, artisti të cilin e kepërqafuar atëherë e beson si të vërtetë. Atëherë beson idenë e asaj që thotëgjithësecili prej nesh. Kjo është dëmtuese. Ne po vuajmë pasojat e muajitqershor. Kjo ndodhi sepse karantina zgjati dy muaj dhe numri i të infektuarveshkoi gati në zero. Pas 18 majit ndodhën shumë evente, nuk u respektuan masadhe duhej 3-4 javë që virusi të bëjë punën e vetë. Ne erdhëm nga një rezultatgati dy muaj izolim.

Ndërkohë që shumë persona ja vendosinfajin qeverisë për kemenaxhimin e situatës, Brataj shprehet se ne nuk duhet tëfokusohemi tek fajtorët por si të zgjidhim këtë situatë.

Ai nuk e mohon mundësinë e izolimit porshprehet se ndërgjegjësimi i qytetarëve luan një rol kyç në këtë moment.

Brataj:Lëre kush e ka fajin pasi nuk na dërgonaskund. Ne duhet të shohim realitetin. Duke analizuar mund të gjesh gabime përt'i korigjuar por jo për të nxjerë fajtor. Me jetën e njerëzve nuk duhet tëluajë askush. Kjo ka të bëjë me individin, normalisht që dhe shteti ka peshën evetë por ndërgjegjësimi i njerëzve është pika kyçe. Sot ne jemi në transmetimkomunitar. Çdo person që është i infektuar nuk e di se ku e ka marrë. Tani janëgjithandej dhe ti nuk e gjen dot. Gjithçka vjen zinxhir. Siç po shohim shumështete po izolohen sërisht. U mbyll Melburni, Australi vetëm për 179 tëinfektuar në ditë. Të gjithë skenarët janë të mundshëm. Pavarësisht se mund tëthemi që e përballojmë dhe nuk pati shtet që nuk mori masa drastike. Ne e kemivetë në dorë tashmë të mbrojmë veten. Ne kemi thënë që virusi ka një jetëgjatësiprej 3 javësh. A nuk mundemi ne që të punojmë dhe të jetojmë duke respektuar këtorregulla që të mbrojmë veten.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti përonline Endi Mullaj