Në kërkim për vrasjen e një shqiptari në vitin 1999, Luan Vrapi ekstradohet në Itali

Mëngjesin e sotëm (9 korrik) është ekstraduarnga Shqipëria në Itali, shqiptari Luan Vrapi i shpallur në kërkim nga drejtësiaitaliane.

Me urdhër të Prokurorisë së Foggias lëshuar më24 nëntor 1999 akuzohet per vrasjen e qëllimshme në Itali, të 22 vjeçarit-shqiptarHyso Telharaj.

Ngjarja ka ndodhur në shtator të 1999.

Luan Vrapi akuzohet dhe si anëtar i një grupikriminal që shfrytëzonte punën e punëtorëve bujqësorë në zonën e provincës sëFoggias.

Viktima Hyso Telharaj, i punësuar për mbledhjen e produkteve të stinës  në komunën Capitanata, nuk kishte pranuar të paguante haraç nga rroga e tij për punëdhënësin dhe u ekzekutua nga shqiptari Luan Vrapi.

Kapja e tij u bë falë bashkëpunimit të policisëshqiptare e Zyrës Italiane të ekspertëve Sigurisë në Tiranë.

Luan Vrapi pas mbërritjes në aeroportinFiumicino të Romës është shoqëruar në burgun e Barit në dispozicion tëautoriteteve gjyqësore.